Zendeli: Me këtë ligj, gjuha shqipe nuk bëhet gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni

Maqedonia

Zendeli: Me këtë ligj, gjuha shqipe nuk bëhet gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 23:43
Fadil Zendeli

Deputetët e Lëvizjes Besa edhe pse e përkrahin nevojën për sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve, kanë shumë vërejte lidhur me atë se si ky propozim ligj do të rregullojë këtë çështje dhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, deklaroi sot Fadil Zendeli, deputet nga kjo parti duke paralajmëruar amendamente për tekstin.

“Me këtë propozim ligj nuk zyrtarizohet gjuha shqipe si gjuhë e dytë zyrtare”, tha Zendeli, por vetëm nënkupton avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore. BESA do të parashtrojë amendamente për ato nene në Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve që kanë të bëjnë me atë që, siç tha deputeti Zendeli, gjuha shqipe të bëhet gjuha e dytë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat