USAID promovon grante për rininë

Maqedonia

USAID promovon grante për rininë

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 09:50
USAID

Të premten, 17 nëntor 2017, me fillim prej orës 11:00 në hapësirat e Qendrës për bashkëpunim Ballkanik- LOJA në Tetovë, Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare do të organizojë sesion informativ rrethe granteve për mbështetje të rinore, njofton Flaka duke cituar kumtesen e arritur nga USAID ne email te redaksise. 

Qëllimi i këtij sesioni është që të informohen përfaqësuesit e sektorit civil dhe medieve si dhe opinioni i përgjithshëm publik lidhur me thirrjen aktuale për ndarje të granteve të cilat janë të dedikuara për organizata qytetare rinore dhe grupe joformale rinore.

Thirrja është hapur më 3 nëntor dhe do të vazhdojë deri më 24 nëntor. Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare planifikon të ndajë tetë (8) grante, secili do të kap shumën deri në 15,000 dollarë amerikanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat