Gruevski: Faktori ndërkombëtar ka pranuar në Maqedoni zgjedhje si në Afrikë

Maqedonia

Gruevski: Faktori ndërkombëtar ka pranuar në Maqedoni zgjedhje si në Afrikë

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 16:01
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe lideri aktual i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski ka realizuar një intervistë me revistën e përjavshme, Republika ku ka akuzuar faktorin ndërkombëtar se ka pranuar zgjedhje të stilit afrikan.

”Njejtë si në vitin 2004 kur mbusheshin kutitë e votimit, kur kishte shkelje klasike të Ligjit për zgjedhje, faktori ndërkombëar ka pranuar këto zgjedhe pasi do që të shoh jetë të stabilizuar të faktorit politik në Maqedoni. Njejtë si atëherë, në zgjedhjet presidenciale, për nevoja që vendi të integrohet në NATO do të ndryshohet emri. Faktori ndërkombëtar do që të ketë Qeveri të fortë dhe opozitë të dobët që të ndodhin këto ndryshime. LSDM-ja ishte e vetëdijshme për këtë dhe përdori agresivitet gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve. Faktori ndërkombëtar ka toleruar këto zgjedhje për shkak se LSDM ka marrë përsipër marrëveshjen e dëmshme me Bullgarinë, ndryshimin e emrit, ligjin për gjuhët dhe pranimin e migrantëve. Për këtë faktori ndërkombëtar i ka pranuar zgjedhjet afrikane në Maqedoni” ka thënë Gruevski në pyetjen se pse faktori ndërkombëtar ka pranuar zgjedhjet lokale.

Gruevski ka folur edhe për zhvillimin e ngjarjeve me gjykatat dhe politikën në përgjithësi në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat