Pse PDSH nuk i përkrahu kandidatët e BDI-së në këshillat komunal në Tetovë dhe Tearcë?

Maqedonia

Pse PDSH nuk i përkrahu kandidatët e BDI-së në këshillat komunal në Tetovë dhe Tearcë?

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 18:42
Ahmeti dhe Thaçi

Sot u zhvilluan seancat e para të këshillave komunal në Tetovë dhe Tearc. Pas verifikimit të mandatave nga këshilltarët, duhej që të zgjidheshin edhe kryesuesit e këshillave komunal. Por si duket BDI dhe PDSH nuk kanë arritur marëveshjen për të bashkëqeverisur në këto dy komuna dhe zgjedhja e kryesuesit të këshillit është anuluar për një datë tjetër.

Burime të portalit “tetova1.com” bëjnë të ditur se kërkesat e PDSH-së kanë qenë jo vetëm bashkëpunimi në kuadër të komunave dhe ndarja e posteve në nivel lokal por edhe intervenimi i Ali Ahmetit deri tek Zoran Zaevi që PDSH ti bashkëngjitet qeverisë.

Përndryshe në të dy këto komuna, votat e PDSH-së në rrethin e dytë ishin vendimtare në zgjedhjen e Teuta Arifit dhe Isen Asanit si kryetar komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat