Kuvendi vazhdon me tri seancat kuvendore

Maqedonia

Kuvendi vazhdon me tri seancat kuvendore

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 10:23
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do t’i mbajë vazhdimet e seancave të tetë, dymbëdhjetë dhe trembëdhjetë, transmeton Express.

Në rend dite të vazhdimit të seancës të tetë, ndër të tjerat, është propozim vendimi për emërim në funksionin zëvendës të sekretarit të përgjithshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në vazhdimin e seancës së 12-të deputetët duhet t’i shqyrtojnë propozim vendimet për plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përmbarimin dhe lëshimin e bonove me vlerë, të gjitha në procedurë të shkurtuar.

Në seancën e 13-të deputetët do të debatojnë për interpelancat për punën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat