Nesër festë në Manastir

Maqedonia

Nesër festë në Manastir

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 10:24
Ilustrim

Në shenje të fillimeve të Kongresit të Manastirit, Shoqata për zhvillimin e kulturës dhe artit Kongresi i Alfabetit - Manastir organizon një manifestim kulturo-artistik (koncert) i titulluar si "Manastiri Feston 109", transmeton Express.

Ky koncert do të mbahet në 18.11.2017 (e shtunë) në sallën të madhe të Qendrës per kulturë në Manastir, me fillim prej orës 18:30. Duhet potencuar se hyrja është pa paga dhe e lirë.

Ndryshe, ky manifestim organizohet për herë të tretë në qytetin e shkronjave dhe evolon si traditë. Organizimi i kësaj nisme realizohet nën patronazhin e zëvendës-kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Hazbi Lika. Ngjarjet kryesore do të zhvillohen në Shkup dhe Manastir.

Më 21 nëntor, në Manastir do të realizohet tribuna shkencore e cila do t’i kushtohet Ditës së Alfabetit. Të pranishëm në këtë tribunë do të jenë studiues të Albanologjisë nga Institucionet shkencore të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. 

Më pas, më 22 nëntor në Manastir, do të vizitohet Muzeu i Alfabetit teksa e tërë ngjarja do të përmbyllet me koncertin solemn i cili tradicionalisht organizohet në këtë vend. Në koncert parashihet të marrin pjesë figura të shquara shqiptare, minstra dhe pjesëmarrës nga komuniteti ndërkombëtar. 

Në Shkup gjatë 22 nëntorit, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë do të priten dhe nderohen në mënyrë solemne doajenët e arsimit të gjuhës shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat