Angjushev: Mediat e lira, kyçe për një shoqëri të shëndoshë

Maqedonia

Angjushev: Mediat e lira, kyçe për një shoqëri të shëndoshë

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 19:11
Zëvendëskryeministri Angjushev

Transparenca dhe mediat e lira janë kyçe për një shoqëri të shëndoshë, theksoi zëvendëskryeministri i Maqedonisë për Çështje Ekonomike në një bisedë për Zërin e Amerikës në të cilin ka komentuar për transparencën dhe mediat e lira – kyçe për një shoqëri të shëndoshë.

“Mund të flisni për çfarëdo masash që dëshironi, por duhet të ketë bazë, ndërsa ajo është politikë stabile, sundim të së drejtës dhe media të lira. Nëse nuk i keni këto tre elemente, nuk mund të flisni për çfarëdo prosperiteti të cilitdo qoftë shtet”, thotë zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike.

Sipas tij duhet të ndërtojmë shtet i cili do të jetë tërheqës për të rinjtë të cilët kanë shkuar jashtë vendit që të kthehen në Maqedoni.

Zëvendëskryeministri Angjushev komentoi që Maqedonia të jetë më konkurruese duhet të investojë më shumë në teknologji, sepse shteti më vështirë i depërton produktet në tregun botëror për shkak të shpenzimeve të larta të transportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat