Ndërron jetë 19 vjeçari në aksident komunikacioni të ndodhur në rrugën Radovish-Strumicë

Maqedonia

Ndërron jetë 19 vjeçari në aksident komunikacioni të ndodhur në rrugën Radovish-Strumicë

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 10:58
Ilustrim

19 vjçari nga Radovishi këtë mëngjes ka ndërruar jetë në një aksident komunikacioni të ndodhur në rrugën magjistrale Radovish-Strumicë.

Siç informojnë nga AIM, aksidenti ka ndodhur mes veturës ‘Golf’, e drejtuar nga Kristijan R., i lindur në vitin 1998 dhe automjetit transportues ‘Mercedes’, i drejtuar nga Todorçe J., i lindur në vitin 1959.

Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë vozitësi i veturës ‘Golf’, Kristijan R., përderisa personi tjetët që ndodhej në veturë, Elena G., poashtu e lindur në vitin 1998 ka marrë lëndime trupore, me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Shtëpinë e shëndetit Radovish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat