Zaev e vazhdon vizitën në BeH

Maqedonia

Zaev e vazhdon vizitën në BeH

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 13:36
Zaev në BeH

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot e vazhdon vizitën dyditore në Bosnjë e Hercegovinë (BeH). Zaev dje realizoi takim me kryesuesin e Këshillit të ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiq.

Dy kryeministrat pas takimit paralajmëruan se së bashku me kolegun e tyre malazez Dushko Markoviq do të dërgojnë letër të përbashkët deri te të gjitha aviokompanitë, të interesuara që të vendosin linjë ajrore Sarajevë-Podgoricë-Shkup, si dhe se nisma është e hapur edhe për vende tjera, siç është Republika e Bullgarisë.

Në takimin e punës është vlerësuar se bashkëpunimi mes dy shteteve është i mirë por se duhet thelluar në nivel politik dhe ekonomik, sidomos me krijimin e kushteve të mira për investuesit vendorë dhe të huaj . Konstatimi përbashkët ishte se dy shtetet kanë për qëllim ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në shtetet dhe në rajon, si dhe integrimin në BE dhe NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat