Ibraimovski: Asnjë bashkësi etnike nuk u dëmtua me ligjin për përdorimin e gjuhëve

Maqedonia

Ibraimovski: Asnjë bashkësi etnike nuk u dëmtua me ligjin për përdorimin e gjuhëve

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 15:48
Samka Ibraimovski

Ministri pa resor i obliguar për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë, Samka Ibraimovski vlerëson se me Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhve nuk është dëmtuar asnjë nga bashkësitë etnike.

“Vlerësoj se gjithçka është në rregull me të. Asnjë bashkësi nuk u dëmtua në këtë pjesë dhe që është shumë me rëndësi vlerësoj se nuk ka ndryshime as të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”, tha Ibraimovski.

Ai konsideron se zgjidhja e propozuar ligjore del nga marrëveshja e Ohrit, e cila, sipas tij, askush nuk ka pasur guxim ta zbatojë.

“Kjo qeveri reformuese këtë e bën pasi që ky është shtet i të gjithë qytetarve të Republikës së Maqedonisë”, tha Ibraimovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas pres-konferencës për konkursin e shpallur për bursa për nxënësit romë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat