Qeveria rishpërndan fonde, opozita kritikon

Maqedonia

Qeveria rishpërndan fonde, opozita kritikon

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 18:32
Ilustrim

Pothuajse katër milionë euro që u desh të përfundojnë si mbështetje e kompanive që e rritën pagën minimale do të ri-destinohen për qëllime të tjera.

Kjo është një nga pikat nga të cilat shkurtohen para që të paguhen borxhet e shtetit ndaj sektorit të biznesit. Bëhet fjalë për një shumë totale prej 26 milionë eurove, me të cilët do të shlyen detyrimet e mbetura për ndërtimin e Filarmonisë, ndërtesën e re të Fakultetit të Arteve Dramatike, Teatrit shqiptar, teatrin dhe bibliotekën në Tetovë. Nga VMRO DPMNE opozitare pyetën pse nga 4.5 milion euro të parashikuara për mbështetje të pagës minimale shkurtohen katër milion euro.

"Problemi është se kjo zgjidhje shumë e paralajmëruar ka pësuar fiasko. Nga 130,000 të paralajmëruara fillimisht nga Ministrja e Punës dhe politikës sociale, dhe 80.000 prej jush, si Ministër i Financave, erdhëm te 16.000 kërkesa për pagesën e subvencioneve për pagë minimale" –  tha Dragan Cuklev- VMRO DPMNE.

Qeveria parashikoi fillimisht se do të shpenzojë nga 1.5 milion euro në muaj për ta kompensuar dallimin që do të duhet ta ndajnë punëdhënësit për rritje të pagës në 12.000 denarë. Megjithatë, ndihma shtetërore është kërkuar për rreth 16,000 punonjës, e jo për 130.000 siç pritej.

"Paga minimale është një projekt i suksesshëm, për shkak se shumica e punonjësve, më shumë se 90 për qind që ishin nën pagë prej 12.000 denarëve, sot kanë një pagë minimale prej 12.000 denarëve. Është mirë që shumë nga kompanitë zgjedhën të mos e kërkojnë mbështetjen e shtetit" – theksoi Dragan Tevdovski – Ministër i Financave.

Përveç shkurtimit të parave nga paragrafi Pagë minimale, e njëjta bëhet edhe nga disa projekte të tjera që është e qartë se nuk do mund të realizohen deri në fund të vitit. Tevdovski vuri në dukje se me kthimin e borxheve të shtetit, do të shmangen pagesa të interesit dhe shpenzime gjyqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat