Angjushev: Mediat e lira çelës për një shoqëri të shëndoshë

Maqedonia

Angjushev: Mediat e lira çelës për një shoqëri të shëndoshë

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 20:11
Zëvendëskryeministri Angjushev

Zëvendëskryeministri Angjushev për Zërin e Amerikës ka thënë se, Maqedonia për të qenë më konkurruese duhet të investojë më shumë në teknologji, sepse shteti më vështirë i depërton produktet në tregun botëror për shkak të shpenzimeve të larta të transportit.

Ai foli edhe për transparencën dhe mediat e lira. Sipas tij ato  janë kyçe për një shoqëri të shëndoshë.

“Mund të flisni për çfarëdo masash që dëshironi, por duhet të ketë bazë, ndërsa ajo është politikë stabile, sundim të së drejtës dhe media të lira. Nëse nuk i keni këto tre elemente, nuk mund të flisni për çfarëdo prosperiteti të cilitdo qoftë shtet”, tha Koço Angjushev, zv/kryeministër për çështje ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat