Kadriu: Pa reformim të gjyqësorit Komisioni Anketues për Rastin Kumanova, s’ka efekt

Maqedonia

Kadriu: Pa reformim të gjyqësorit Komisioni Anketues për Rastin Kumanova, s’ka efekt

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 23:52
Grupi i Kumanoves

Profesori Osman Kadriu vlerësoi se formimi i Komisionit Anketues për rastin “Kumanova” bazuar në mënyrën e funksionimit të Kuvendit është “larg formimit”.

“Se si do të formohet, në çfarë mënyre dhe shumice do të formohet, është çështje e Komisionit që duhet të shqyrtohet dhe arrijë zgjidhje dhe se si do t’i zbërthente problemet. Por në bazë të asaj se si po zhvillohen punët në Parlament dyshoj se do të arrihet të formohet një komision sepse do të bënte që seanca plenare të shndërrohet në sallë gjykimi. Çështja është shumë delikate, nënkupton se duhet të formohet një komision për një lëndë që është në rrugë juridike dhe është nën shqyrtim nga gjykatat. Kemi situatë ku rasti duhet të kalojë në gjykatën e Apelit dhe në të njëjtën kohët rasti të shqyrtohet si rast problematik edhe nga Kuvendi”, tha Kadriu. 

Meqë për formimin e Komisionit Anketues për rastin “Kumanova” është e nevojshme “shumicë e konsiderueshme në Kuvend”, sipas asaj që u deklarua nga deputetët nuk ka iniciativë për formim të tij. Ata rezistuan të deklarohen në atë se nëse do të kishte ndonjë iniciativë për formim të Komisionit a do të ishin “pro” apo “kundër” formimit të tij. “

Ne nuk kemi ngritur deri në këto momente iniciativë për formimin e Komisionit, pasi që vendimi për formimin e tij duhet të vijë nga një koordinim i nivelit më të lartë partiak”, ka pohuar deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Rexhail Ismaili. “Ne jemi shprehur se jemi “pro” formimit të Komisionit Anketues për rastin “Kumanova”, por deri më tash nuk ka iniciativë për formimin e tij.

As ne nuk kemi ngritur iniciativë”,  ma then# pë Portalb deputeti i koalicionit Aleanca për Shqiptarët, Surija Rushidi. “Deri në këto momente nuk ka iniciativë për formimin e Komisionit Anketues, në momentin që do të ketë ne do ta shqyrtojmë dhe do të vendosim se a jemi “pro” apo “kundër” formimit të tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat