Enes Ibrahim, kryetari i ri i Partisë së Turqve në Maqedoni

Maqedonia

Enes Ibrahim, kryetari i ri i Partisë së Turqve në Maqedoni

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 11:45
Enes Ibrahim

Në kongresin e tretë të rregullt që u mbajt në Shkup, Enes Ibrahim është zgjedhur kryetari i ri i Partisë për Lëvizjen e Turqve (PLT) në Maqedoni.

Nga 314 delegatë të regjistruar, në kongres të pranishëm ishin 298, të cilët njëzëri i dhanë mbështetje Ibrahim, i cili deri tani e ka kryer funksionin e sekretari të përgjithshëm të partisë.

Në fjalimin e tij, Ibrahim ju falënderuar ish-kryetarit Adnan Qahil për ndihmën e vazhdueshme dhe premtoi se do të bëj gjithçka që ta arsyetojë mbështetjen e delegatëve.

Ibrahim gjithashtu shtoi se është i gatshëm të ballafaqohet me sfidat dhe të kontribuojë për të mirën e turqve, por edhe të gjithë shoqërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat