Gruevski përballë Fatimes në Gjykatën penale për rastin “Shuplakat”

Maqedonia

Gruevski përballë Fatimes në Gjykatën penale për rastin “Shuplakat”

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 13:01
Gruevski

Në Gjykatën penale sot mbahet seanca gjyqësore për rastin “Dhunë në Qendër” në të cilën të akuzuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, deputetja Daniella Rangelova dhe edhe 11 persona të tjerë.

Gjykatësja Tatjana Mihajllova nuk e pranoi kërkesën e njërit prej të akuzuarve, Dimçe Kërstev, për shtyrjen e seancës gjyqësore, sepse nuk ndihej mirë. Kërstev sot në gjykatë ishte sjellë me polici, për shkak të mungesë në seancën e fundit gjyqësore.

Prokurorja Fatime Fetai kërkoi që seanca gjyqësore të vazhdojë, ndërsa të ndahet procedura për Kërstev, që u pranua nga gjykata, ndërsa ai më pas u largua nga salla gjyqësore.

Mbrojtja e të akuzuarve të tjerë, gjithashtu, kërkuan shtyrje, por kjo nuk u pranua dhe gjykimi vazhdoi.

Në seancën e sotme gjyqësore morën pjesë Gruevski dhe Janakievski, ndërsa në gjykatë është edhe ish-kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, në cilësi të të dëmtuarit.

Ish-kryeministri Gruevski akuzohet nga PSP-ja për nxitje të dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Seanca paraprake gjyqësore më 28 shtator, është shtyrë për shkak të mungesës së dy të akuzuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat