Han: Reformat në gjyqësor, administratë dhe siguri duhet të realizohen

Maqedonia

Han: Reformat në gjyqësor, administratë dhe siguri duhet të realizohen

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 16:13
Johannes Hahn

Progres i madh është bërë në Maqedoni prandaj Komisionin Evropian dhe anëtarët e BE-së tani shohin shenja pozitive në lidhje me situatën në vend dhe mundësinë e fillimit të negociatave për anëtarësim, tha komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Johannes Hahn në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev

“Duam që KE të rekomandojë fillimin e negociatave në fillim të vitit të ardhshëm dhe tani jemi më të sigurt se Shtetet Anëtare do të bien dakord për një rekomandim të tillë. Duhet të kalohet edhe kilometri nga maratona. Qëllimi do të arrihet nëse ne fillojmë negociatat dhe ne punojmë në këtë drejtim”tha Han.
Gjërat shkojnë në drejtimin e duhur, theksoi komisionari i BE-së , por duhet ende punë me reformën e shërbimeve të sigurisë, gjyqësorit dhe administratës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat