Avokati i Popullit: Të zhvillohet vetëdija për tolerancë te fëmijët dhe të eliminohet dhuna

Maqedonia

Avokati i Popullit: Të zhvillohet vetëdija për tolerancë te fëmijët dhe të eliminohet dhuna

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 16:26
Avokati i Popullit

Avokati i Popullit me rastin e 20 Nëntorit - Ditës Botërore të Fëmijëve dërgoi kumtesë në të cilën theksohet se të gjithë duhet të punojmë në zhvillimin e vetëdijes për tolerancë te fëmijët dhe eliminimin e të gjitha llojeve të dhunës.

"Rëndësi vendimtare për gjeneratat e ardhshme është të krijohet ambient për bashkëjetesë, respektim të diversiteteve me qëllim të krijimit të një shoqërie në të cilën çdo fëmijë do ta dijë se dialogu, e jo dhuna, është bazë për zgjidhjen e cilitdo problem. Jemi të vetëdijshëm se që të ketë zhvillim harmonik të personalitetit të secilit fëmijë, duhet të krijojmë kushte ai të rritet në ambient të shëndetshëm familjar, në të atmosferë të këndshme të mbushur me lumturi, dashuri dhe mirëkuptim. Pikërisht kjo na obligon që fëmijët t'i trajtojmë si të barabartë me ne të rriturit, si subjekte aktive dhe

bartës të të drejtave dhe detyrimeve", thuhet në kumtesë. Kjo ditë, thotë Avokati i Popullit, le të jetë stimulim për të gjithë ata që punojnë me fëmijët ose në interes të tyre më seriozisht dhe më me përkushtim të vazhdojnë me aktivitetet për përmirësimin e
situatës me të drejtat e fëmijëve kështu që do t'i përfshijë në të gjitha aktivitetet dhe do ta dëgjojnë dhe respektojnë mendimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat