Eurokomesari Han u takua edhe me Xhaferin, Selën dhe Ahmetin

Maqedonia

Eurokomesari Han u takua edhe me Xhaferin, Selën dhe Ahmetin

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 18:24
Johanes Han - Ziadin Sela/Arkiv

Eurokomesari Johanes Han, gjatë vizitës së sotme në Maqedoni, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev dhe kabinetin qeveritar, me kryeparlamentarin e Maqedonisë, Talat Xhaferi, me Ziadin Selën, liderin e Aleancës për Shqiptarët dhe nënkryetarin e kësaj partie Arben Taravari. Më pas u takua me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe nënkryetartët Izet Mexhiti dhe Teuta Arifi, njofton Portalb.mk.

Sela: Jemi të interesuar për të rikthyer shtetin e së drejtës në Maqedoni!

“Folëm për situatën politike ne vend me komisarin Han, për obligimet të cilat Qeveria duhet t’i vazhdojë në drejtim të reformave të cilat i kemi marrë përsipër. Si pjesëtarë të Qeverisë morëm sugjerime, ashtu siç parashtruam dhe këndvështrimin tonë në lidhje me situatën në vend pas zgjedhjeve lokale. Ne si parti mbetemi të fokusuar në drejtim të reformave dhe është shumë me rëndësi që reformat e paralajmëruara në lidhje me shkeljen e së drejtës, të nisim ti shohim, të bëhen të prekshme për qytetarët, sepse reformat kanë kuptim kur ato i ndjejnë qytetarët dhe avash-avash krijojnë kushte të së drejtës dhe qytetarët ndihen të barabartë para ligjeve ekzistuese në vend. Por pse jo edhe me ligjet e tjera që kanë lidhje me shkeljen e së drejtës.” tha Sela pas takimit me Han.

Johanes Han – Talat Xhaferi

Xhaferi e informoi eurokomisarin për aktivitetet rrjedhëse dhe të ardhshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë lidhur me proceset reformuese për marrjen e rekomandimit pozitiv për fillimin e negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

?Nga ana tjetër, eurokomisari Han nënvizoi se me rëndësi esenciale është miratimi i ligjeve të cilat janë të domosdoshme për marrjen e evalvimit pozitiv në fillim të vitit të ardhshëm dhe e përshëndeti marrëdhënien e Kryetarit të Kuvendit ndaj opozitës parlamentare dhe ndryshimeve pozitive në vend në drejtim të hartimit të raportit pozitiv për Republikën e Maqedonisë.

?Në fund të takimit, Kryetari Xhaferi u shpreh i bindur se si prioritet në punën e Kuvendit deri në fund të vitit është miratimi i pakos së ligjeve reformuese të cilat dalin nga rekomandimet e Pribesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat