Ivanov propozon Kostadinovskin dhe Kadriun për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese

Maqedonia

Ivanov propozon Kostadinovskin dhe Kadriun për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 19:27
Gjorge Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i propozoi Darko Kostadinovskin dhe Osman Kadriun për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Në pajtim me autorizimet kushtetuese të presidentit të Republikës së Maqedonisë, propozimet për dy gjyqtarët e rinj në Gjykatën Kushtetuese janë dorëzuar në Kuvend, konfirmuan për AIM nga kabineti i shefit të shtetit.

Ata theksojnë se para sjelljes së vendimit, presidenti Ivanov është konsultuar me faktorët relevantë në këtë fushë.

“Presidenti Ivanov si deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen, u jep përparësi cilësisë dhe profesionalizmit të personave të cilët i propozon. Presidenti i Maqedonisë beson se me propozimin e Darko Kostadinovski dhe Osman Kadriu, Gjykata Kushtetuese do të fitojë gjyqtarë të cilët më me përgjegjësi do ta ushtrojnë funksionin gjatë mandateve të tyre”, thonë nga kabineti presidencial.

Kostadinovski dhe Kadriu duhet të vijnë në vendin e gjykatëseve Natasha Gaber Damjanovska dhe Gëzime Starova, të cilave mandati u skadoi në tetor të këtij vitit. Ato u zgjodhën për gjykatëse të Kushtetueses me propozim të presidentit Branko Cërvenkovski në vitin 2008.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat