Fatime Fetai “shahet” në gjykatë para Gruevskit: “P... ti materina”

Maqedonia

Fatime Fetai “shahet” në gjykatë para Gruevskit: “P... ti materina”

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 20:20
Fatime Fetai

Prokurorja Fatime Fetai e lexoi aktakuzën në gjykatë, ndaj ish kryeministrit Nikolla Gruevski, për rastin “Shuplaka”.

Me këtë rast, ajo ka lexuar sharjet vullgare të cilat protestuesit i kanë drejtuar ish kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe këshilltarëve të atëhershëm komunalë.

Ajo vuri në dukje se personat e akuzuar kanë hyrë në oborrin e Komunës dhe me dhunë kanë filluar që t'i keqtrajtojnë të dëmtuarit, i kanë maltretuar, ikanë fyer rëndë dhe kanë rrezikuar sigurinë fizike duke trokitur dhunshëm në dritaret e barakës nr.6 në Komunën Qendër të Shkupit, ku është dashur që të mbahet seanca e këshillit komunal dhe vazhdimisht kanë bërtitur me fjalorë tepër vullgarë dhe kërcënues..

Sharjet e protestuesve të cilat i lexoi sot prokurorja Fetai në gjykatë, para ish kryeministrit Gruevski, ua sjellim në formë origjinale të shqiperuara:

“Andrej Andrejçooo, dilë jashtë, o p... nënës komuniste, ti do të rënosh kishjë, dil dhe do të shohësh se çka do të të ndodhë, dil, ta q.. nënën. Ju do të rënoni kisha, antikrishtë, të pabesë, ua, hajna, homoseksualë, ta q.. familjen, tradhëtarë, jobesimtarë, komunist, të gjallë nuk do të dilni që këtu, ma hëngshi, na, ja ku e ke, do tua jap në gojë, komunjarë, m.. komunistë, kosovarë, udbashë, bandë, si dhe gjëra të tilla me një gjuhë tepër vullgare dhe kërcënuese".

Ndryshe Fatime Fetai vitin e kaluar pat lexuar para opinionit edhe fjalitë vullgare që i ishin drejtuar ish ministrit të brendshëm, Lube Boshkovski, me rastin e arrestimit të tij dhe që mund t’i përcillni në videon më poshtë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat