Gruevski-Meta: Politikë e ndërsjelltë dhe kontribut për përforcimin dhe plotësimin e prioriteteve midis dy vendeve

Maqedonia

Gruevski-Meta: Politikë e ndërsjelltë dhe kontribut për përforcimin dhe plotësimin e prioriteteve midis dy vendeve

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 21:46
Gruevski-Meta

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot së bashku me sekretarin e përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së Hrisitan Mickovski dhe anëtarin e komitetit ekzekutiv, Aleksandar Nikollovski realizuan takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Në takim, siç kumtojnë nga VMRO-DMNE, u bisedua për marrëdhëniet Maqedoni-Shqipëri, për gjendjen aktuale politike dhe për prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit i riafirmuan angazhimet për bashkëpunimin e hapur ekonomik dhe politik mes dy shteteve bazuar në parime.

Gruevski theksoi se në pikëpamje të realizimit të prioritetit për hyrje në NATO e rëndësishme është mbështetja e të gjitha vendeve anëtare të aleancës përfshirë edhe mbështetjen e Republikës së Shqipërisë, ndërsa njëherit i theksoi edhe sfidat e vazhdueshme të përbashkëta për progres në rrugën drejt Bashkimit Evropian, në përmbushjen e të cilave bashkëpunimi është i mirëseardhur.

Njëhjerit Gruevski theksoi se nga shtetet fqinje duhet të pritet politikë e respektimit të ndërsjellë dhe kontribut për përforcimin dhe plotësimin e prioriteteve. Politika e tillë do të çoj deri në relaksimin e atmosferës dhe ndërtimin e besimit i cili nevojitet për progresin ekonomik dhe politik të rajonit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat