Zhelina e vetmja komunë me kryetar dhe kryesues nga lëvizja BESA

Maqedonia

Zhelina e vetmja komunë me kryetar dhe kryesues nga lëvizja BESA

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 13:24
Liridon Useini, nga lëvizja BESA

Liridon Useini, nga lëvizja BESA është zgjedhur kryetar i këshillit të komunës së Zhelinës. Kjo është komuna e vetme që për kryetar u zgjodh kandidati i lëvizjes BESA, ndërsa shumicën në këshill e ka siguruar së bashku me kandidatët e ASH.

Para të pranishmëve fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i Komunës së Zhelinës, i cili Këshillit i uroi punë të mbarë dhe të suksesshme. Kryetari para të pranishmëve gjithashtu uroi që ky Këshill të jetë i hapur për qytetarët dhe në shërbim të tyre, të jetë profesional dhe i paanshëm, të angazhohet për transparencë, llogaridhënie dhe të jetë korrektues i punës së kryetarit dhe administratës komunale. Këshilli Komunal i Komunës së Zhelinës përbëhet nga gjithsej 19 këshilltarë, 9 të Lëvizjes BESA, 8 të Bashkimit Demokratik për Integrim, një i Aleancës për Shqiptarët dhe një i Partisë Demokratike Shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat