Meta: Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua shqip me Alfabetin e këtij Kongresi

Maqedonia

Meta: Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua shqip me Alfabetin e këtij Kongresi

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 15:22
Ilir Meta

“Me këtë Alfabet u shkrua dokumenti i pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, u nënshkrua deklarata e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, me këtë Alfabet u shkrua shqip edhe Marrëveshja e Ohrit e 13 gushtit më 200”, ka thënë presidenti shqiptar Ilir Meta në tribunën shkencore në Manastir.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në tribunën shkencore për 109 vjetorin e Kongresit të Alfabetit tha se është një vit i jashtëzakonisht i rëndësishëm, një vit që do të pasohet siç tha, “nga mjaft ngjarje dhe aktivitete të rëndësishme.  “22 nëntori, dita e Alfabetit shqip është një nga datat më të mëdha të historisë sonë kombëtare, moment kyç për bashkues që e orientoi kombin tonë drejt kombeve më të përparuara të botës perëndimore. Pasi në këtë mënyrë jo vetëm forcojmë e ruajmë vlerat tona më të mira, por edhe bashkëjetesën midis vendeve, popujve dhe në këtë rast dua të falënderoj qeverinë e Maqedonisë për kujdesin për këtë ngjarje”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat