Kuvendi e mban seancën e 21-të

Maqedonia

Kuvendi e mban seancën e 21-të

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 15:26
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e mban seancën e 21-të. Deputetët e miratuan plotësimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për kontabilitet për buxhetet dhe ndryshimet buxhetore, ndërsa për pikat e tjera në rend dite do të vendosin në vazhdimin e caktimit të seancës të caktuar për në orën 15.

Para miratimit të rendit të ditës në vërejtje procedurale Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE sërish kërkoi heqje të flamurit evropian nga Propozim-ligji për përdorim të gjuhëve dhe mbajtje të debatit publik për ligjin. Më vonë kërkoi që propozim-vendimi për debatin publik, i cili është dërguar tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi të vendoset në votim, por u hodh poshtë. Në vazhdimin e pasdites Kuvendi do të prononcohet për vendimin e dërgimit të një pjesëtari të ARMsë në operacionin paqësor “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë, për Propozim ligjin për masat restriktive në lexim të parë, për propozim-ligjin për kryerje të Buxhetit të RM-së për vitin 2018 me procedurë të shkurtuar, si dhe ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës për njohje të përbashkët dhe zëvendësim i lejeve të qarkullimit dhe të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës për heqjen e ndërsjellë të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat