Prezantohet raporti monitorues për reformat në gjyqësorin e Maqedonisë

Maqedonia

Prezantohet raporti monitorues për reformat në gjyqësorin e Maqedonisë

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 19:41
Ilustrim

Kur bëhet fjalë për gjyqësinë, nuk mund të pritet që reformat të bëhen për një kohë shumë të shkurtër. Shteti i zënë rob për aq vite ka qenë në një gjendje të tillë që tani edhe po të dojë të bëjë diçka të menjëhershme, është e pamundur. Mund të them se ka vullnet të madh dhe entuziazëm për punë nga të gjitha palët dhe se reformat do të bëhen në një proces pak më të gjatë, posaçërisht në pjesën e asaj që do të thotë Këshill gjyqësor, përgjegjësitë dhe kompetencat e tij dhe tërë ajo që do të çonte drejt mundësimit të pavarësisë dhe paanësisë në gjyqësi.

Këtë e deklaroi Margarita Caca Nikollovska, kryetare e Institutit për të drejta të njeriut dhe ish-gjykatëse e Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut gjatë prezantimit të sotëm të raportit të parë monitorues “Reforma në gjyqësi – nga Pribe 1 deri te Pribe 2 e më pas”.

Lidhur me Raportin e Pribesë dhe detektimin e dobësive në gjyqësi, sipas Caca Nikollovskës, problem më të madh ka në Këshillin gjyqësor dhe në pjesën e gjykatësve të cilët kanë vepruar sipas lëndëve.

“Problemi është në atë që në ndonjë mënyrë ka pengesë të madhe në vlerësimin e asaj se kush dhe në çfarë mënyre është sjellë pa përgjegjësi. Ato gjëra nuk mund të zgjidhen ashtu lehtë. Dhe mendoj se me zgjedhjen e prokurorit shtetëror do të hapet vend për mundësi më të mëdha për reagim dhe për ngritje të mundshme të procedurave adekuate si nga Prokuroria, ashtu edhe nga organet e tjera, përfshirë edhe Shoqatën e gjykatësve që merr për detyrë të fillojë të reagohet nga brenda”, tha Caca Nikollovska.

Ajo theksoi se ende nuk ka parë çfarëdo lloj reagimesh nga brenda lidhur me veprimin nga ana e gjykatësve dhe i bëri apel para së gjithash Këshillit gjyqësor dhe të gjithë atyre të cilët, thotë, kanë virtyt ta lexojnë Raportin e Pribesë dhe Planin 3-6-9 të Qeverisë dhe vetë të tërhiqen nga ajo që do të thotë veprim pa përgjegjësi dhe veprim i pavarur nga ana e personave të cilët e kryejnë funksionin gjyqësor, ndërkaq edhe nga ata persona të cilët e vlerësojnë punën e kryerjes së funksionit gjyqësor.

Raporti i parë monitorues “Reforma në gjyqësi – nga Pribe 1 deri në Pribe 2 dhe pastaj” është përpiluar në kuadër të projektit “Aksion i përbashkët për reforma urgjente në gjyqësi” i cili është realizuar nga ana e Institutit për të drejta të njeriut (IDNJ) si bartës i projektit, në bashkëpunim me Shoqatën e Maqedonisë të juristëve të rinj (SHMJR) dhe Instituti për politikë evropiane (IPE).

Ky raport monitorues është i bazuar në prioritetet urgjente reformuese, nga qershori i vitit 2015, në pjesën e qeverisjes së të drejtës dhe gjyqësisë – sektori i legjislacionit (të cilët për bazë e kanë Raportin e grupit të ekspertëve, i kryesuar nga Rajnhard Pribe, nga viti 2015), dhe Raportin e dytë të Pribesë, nga shtatori i vitit 2017. Grumbullimi i të dhënave kryesisht është i bazuar në përpunimin e Metodologjisë për ndjekje të institucioneve nga sistemi gjyqësor i Republikës së Maqedonisë me qëllim të identifikimit të reformave të cilat janë konfirmuar si prioritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat