Lika pret në qeveri Doajenët e arsimit shqip

Maqedonia

Lika pret në qeveri Doajenët e arsimit shqip

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 09:03
Hazbi Lika

Me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kongresit të Manastirit, zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika, të mërkurën me 22 nëntor organizon pritje solemne për doajenët e arsimit shqip.

Pritja do të mbahet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë me fillim në ora 10.00

Ndërsa, një delegacion i Qeverisë i kryesuar nga zëvendëskryeministri Hazbi Lika nesër në ora 15.15 do të vizitojë Muzeun e Alfabetit në Manastir ku do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës me figurat e pjesëmarrësve të Kongresit të Alfabetit.
Më pas, në ora 19.00 në Shtëpinë e Kulturës në Manastir do të mbahet Koncert solemn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat