Maqedoni, vërejtjet e BE-së do të përfshihen në planin për reforma të Qeverisë

Maqedonia

Maqedoni, vërejtjet e BE-së do të përfshihen në planin për reforma të Qeverisë

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Qeveria mundohet që sa më shumë vërejtjet nga Brukseli t’i inkorporojë në planin për reformat vendore, kështu thekson Dane Taleski këshilltarë për politikë të jashtme i kryeministrit Zaev, si përgjigje ndaj kritikave të eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn se ka ngadalësim të realizimit të punëve të cilat i ka porositur Brukseli.

“Ne kemi dialog të hapur me Brukselin në realizimin e planit 3-6-9 dhe në implementimin e tij, dhe shohim hapat se sa mund të bëjmë që kritikat, vërejtjet e tyre t’i vendosim në reformat vendore, për shembull raporti i parë i Priebes bëri ndryshim dramatik të ngjarjeve në vend dhe raporti i dytë që e bëri para disa muajve ishte marrë parasysh seriozisht që hapat e sugjeruar të përfshihen në planin e reformave 3- 6-9”, theksoi mes tjerave Taleski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat