Prej nesër fillon debati për Propozim-buxhetin për vitin 2018

Maqedonia

Prej nesër fillon debati për Propozim-buxhetin për vitin 2018

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 12:29
Propozim-buxheti për vitin 2018

Në Kuvend nesër fillon debati për propozim-buxhetin për vitin 2018. Buxheti i propozuar është në rend dite në Komisionin amë për financim dhe buxhet, ku sipas rregullores debati zgjatë 10 ditë pune.

Të ardhurat e përgjithshme për vitin 2018 planifikohen në nivel prej 193.512 milionë denarë, ndërsa shpenzimet planifikohen në nivel prej 211.745 milionë denarë, gjegjësisht 3,4 miliardë euro. Kështu të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara rezultojnë me uljen e deficitit buxhetor në nivel prej 2,7 për qind nga BPV-ja ose 18.233 milionë denarë në vlerë absolute. Do të financohet nga borxhi vendor dhe i jashtëm dhe me qëllim që borxhi të jetë i ulët, rritet akciza e naftës për tre denarë nga 1 janari i vitit 2018, transmeton MIA.

Ky nivel i deficitit, sipas Qeverisë, pasqyron vendosmërinë për konsolidim gradual fiskal si rezultat i kontrollit të rreptë dhe disiplinës së fuqishme buxhetore gjatë reduktimit të shpenzimeve joproduktive, duke siguruar një sasi të konsiderueshme të investimeve kapitale dhe subvencioneve për të mbështetur ekonominë vendore, të cilat do të sigurojnë përmirësim në performancat ekonomike.

Të ardhurat e përgjithshme për vitin e ardhshëm janë më të mëdha për 4.7 për qind në raport me këtë vit, ndërsa të ardhurat për 4.1 për qind.

Me buxhetin e propozuar parashikohen investime kapitale, për pagesë në kohë dhe pa pengesa të rrogave, pensioneve, transfertave sociale, mbështetjes së kompanive vendore.

Nga tatimet janë planifikuar të mblidhen 114,979 milionë denarë, që është për 7.5 përqind më shumë se këtë vit. Nga kontributet priten 55,403 milion denarë, që është pesë për qind më shumë se këtë vit. Kjo rritje është nga lëvizja e pritur e ekonomisë, duke rritur punësimin dhe pagat e punonjësve.

Nga shpenzimet në total, gjegjësisht për shpenzimet rrjedhëse do të shkojë 187.100 milionë denarë, për paga dhe kompensime  27.103 milionë denarë të cilat janë për 1.8 për qind më të larta se këtë vit, për mallra dhe shërbime 17.463 dhe ato janë më të ulëta me 1.1 për qind. Më shumë para do të transferohen në komunat për 5.2 për qind apo 17.947 milionë denarë, për 10.5 për qind krahasuar me këtë vit është rritur shkalla e subvencioneve dhe transfereve për çka janë paraparë 17.209 milionë denarë, rritje prej 4.1 përqind  dhe te transferet sociale të cilat vitin e ardhshëm janë projektuar në 98.694 milionë denarë dhe 5.3 rritje për qind rritje ka te  shpenzimet kapitale të cilat janë projektuar në 24.645 milionë.

Shteti më së shumti, gjegjësisht 32 për qind, ndan për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, 19 për qind për zhvillimin ekonomik dhe financiar, 14 për qind për shëndetësi, 11 për qind për arsimin, shkencë dhe sport, 5 për qind për ndërtim, transport, komunikim dhe ekologji dhe për rendin dhe sigurinë publike, tre për qind për mbrojtjen, dy për qind për punët e jashtme, integrimin në BE dhe për kulturë dhe nga një për qind nga buxheti i përgjithshëm parashikohen për gjyqësi dhe zhvillim rajonal.

Qeveria ka në plan të zvogëlojë fondet për shpenzimet joproduktive. Shpenzimet për mallra dhe shërbime janë projektuar në shumën prej 17,463 milionë denarë, që siguron zgjidhje të rregullt dhe të papenguar të detyrimeve të përdoruesve të buxhetit, duke përfshirë sigurimin e fondeve për financimin e programeve shëndetësore me qëllim të përparimit të shëndetit dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor të popullsisë. Për mallrat dhe shërbimet vitin e ardhshëm shteti do të shpenzojë më pak para për 203 milionë denarë krahasuar me këtë vit.

Do të shpenzohen më shumë fonde për shpenzime kapitale, të cilat janë projektuar në nivelin prej 24.645 milionë denarë, të destinuara për intensifikimin e projekteve të infrastrukturës, gjegjësisht për investime për përfundimin e Korridorit 10 dhe infrastrukturën hekurudhore, infrastrukturën e energjisë dhe komunale, si dhe investime kapitale për përmirësimin e kushteve në sistemet shëndetësore, arsimore dhe sociale, bujqësi, kulturë, sport, mbrojtje të mjedisit dhe gjyqësi.

Për infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore është paraparë një shumë prej 3.506 milionë denarëve, në infrastrukturën energjetike dhe komunale 5,778 milionë denarë për sektorin e shëndetësisë janë planifikuar investimet në shumë prej 1.859 milionë denarë, investimet e planifikuara në sektorin e shëndetësisë janë parashikuar në një shumë prej 1.859 milionë denarë në arsim, mbrojtjen e fëmijëve dhe sport 2,440 milionë euro, për të mbështetur sektorin e bujqësisë, është paraparë rritja e vëllimit të investimeve kapitale në 2.604 milionë denarë edhe në fushën e drejtësisë janë planifikuar mjete në vlerë prej 544 milionë denarë.

Në Buxhet janë paraparë e dhe rritje të pagave për 10 për qind për pjesëtarët  e ARM-së dhe pesë për qind për personelin e arsimit dhe kopshtit, si dhe punëtorët shëndetësorë. Mjetet e përgjithshme të projektuara për pagat në Projekt-buxhet janë 27,103 milionë denarë.

Për pensionet janë paraparë 54,000 milion denarë të cilat anë të destinuara për pagesën e pensioneve, që përfshin harmonizimin e parashikuar ligjor të pensioneve me rritjen e pagave dhe shpenzimet e jetesës.

Vitin e ardhshëm, shteti planifikon të marrë hua gjithsej 52.539 miliardë denarë në tregun e brendshëm dhe atë të huaj. Në tregun e brendshëm, shteti parashikon të huazojë 17.7 miliardë denarë, ndërsa në tregun e huaj 34.839 miliardë denarë.

Përveç huamarrjes, shteti planifikon të rrisë shumën prej 12,246 milionë denarë për pagesat e borxheve të brendshme  dhe 10,418 milion denarë për pagesën e huave të huaja. Në pagesa në bazë të huave të brendshme, vitin e ardhshëm ka 31 për qind më shumë, ndërsa te huat e huaja pagesa  është më e lartë për 15 për qind.

Me propozim-buxhetin parashihet që ekonomia e Maqedonisë vitin e ardhshëm të ketë një rritje prej 3.2 përqind dhe normën e inflacionit prej 1.7 përqind. Sipas tekstit të propozuar, janë parashtruar gjithsej 239 amendamente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat