Paga mesatare dhe shpenzimet, rriten bashkë

Maqedonia

Paga mesatare dhe shpenzimet, rriten bashkë

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 21:51
Ilustrim

Paga mesatare dhe shporta e konsumit janë rritur për përafërsisht të njëjtën shumë në gjashtë vitet e fundit.

Vetëm 16.8% e popullsisë mund t’i plotësojnë të gjitha nevojat gjatë një muaji, thotë Blagica Petreski nga Finance Think. Mbijetesa për një muaj është jashtëzakonisht e vështirë për familjet më të mëdha. Shumica e popullsisë në Maqedoni është në sektorët e ulët të pagesës dhe që fitojnë pagë relativisht shumë të ulët.

Nëse duam në afat të mesëm dhe të gjatë ta zgjidhim këtë problem ne duhet të përqendrohemi në anën e pagave të cilat fitohen gjegjësisht të motivojmë dhe të nxisim vende pune të cilat janë me pagesa më të larta- deklaroi Blagica Petreski, Finance Think. Statistikat tregojnë se rreth 70% e të punësuarve në vend në muaj fitojnë më pak se 18.000 denarë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 30% e popullsisë jeton në varfëri apo me më pak se pesë dollarë në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat