Arrestimi i “peshqve” të mëdhenj, ja çfarë kërkon Gjykata Penale e Maqedonisë

Maqedonia

Arrestimi i “peshqve” të mëdhenj, ja çfarë kërkon Gjykata Penale e Maqedonisë

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 08:54
Dhuna në Kuvend

(E plotësuar) - Gjykata Penale e Maqedonisë ka dërguar në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për gjashtë deputetë të Kuvendit.

Siç raporton Alsat-M, sipas informacioneve nga Kuvendi, kërkesa janë pranuar, por prisnin që kryeparlamentari Talat Xhaferi të kthehet nesër nga një udhëtim zyrtar në Suedi. Pritet që kryeparlamentari Xhaferi këto kërkesa t’i paraqesë në Komisionin për Rregulloren Imunitetve dhe të caktojë enkas një seancë për të vendosur mbi këto kërkesa të Gjykatës Penale. Kjo seancë mund të zhvillohet brenda ditës së nesërme, sapo kryeparlamentari Xhaferi të kthehet nga ky udhëtimi zyrtar.

Xhaferi sot në Stokholm u shpreh paraprakisht në lidhje me këto arrestime dhe tha se deputetët nuk mund të arrestohen pa vendim të një gjykate dhe pa informuar më parë Kuvendin.

Në mesin e të ndaluarve, të cilët po merren në pyetje në Gjykatën Penale, janë deputetë të VMRO-së, ish kreu i BSP-së Mitko Çavkov, mjekë, aktorë dhe ish zyrtarë të tjerë të VMRO-DPMNE-së. Jozyrtarisht, ndaj 36 personave Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për veprën “terrorizëm dhe cenimin e rendit kushtetues”.

Fillon arrestimi i “peshqëve” të mëdhej në Maqedoni

Prokuroria Publike e Maqedonisë ka nisur hetime ndaj 36 personave për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese nga neni 313”.

Hetimet kanë të bëjnë me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, kur një grup i protestuesve u futën me dhunë në Kuvendin e Maqedonisë dhe ushtruan dhunë ndaj deputetëve dhe gazetarëve.

Në mesin e personave të arrestuar mëngjesin e 28 nëntorit, me urdhër të Prokurorisë Publike është ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, i cili njëherësh ishte edhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike, deputetët e VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukoslit, Luben Arnaudovskit, Sasho Vasilevskit, Zhaklina Peshevska si dhe disa organizatorët e protestave “Për Maqedoni të bashkuar”.

Njoftohet se arrestimet janë kryer sot pasi kanë mbaruar me procedurën parahetimore, pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve për konstatimin e fakteve.

Ndryshe, ish-ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, disa deputetë të VMRO-DPMNE-së si dhe organizatorët e protestave “Për Maqedoni të Bashkuar”, për momentin janë në Gjykatën Penale ku edhe po japin dëshmi në lidhje me ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE e cila drejtohet nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, arrestimet e sotme i ka cilësuar si “tentativë për të heshtur opozitën dhe që thyhet rezistenca e opozitës kundër të gjitha politikave anti-shtetërore”.

“VMRO-DPMNE i thërret të gjithë anëtarët e saj dhe simpatizantët e partisë dhe të gjithë qytetarët, të cilët nuk pajtohen me politikën anti-shtetërore të Qeverisë, që të dalin në protesta para Gjykatës Themelore në ora 13:30”, theksohet në kumtesën për media të VMRO-DPMNE-së.

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka thënë se nuk dëshiron të komentojë vendimet e Prokurorisë Publike, por kërkon që të respektohen procedurat rreth arrestimit të deputetëve.

"Duke mos i pasur të gjitha informatat e kompletuara deri në këtë moment, për faktin që ngjarja është në vazhdim e sipër, mendoj se kompetencat e Prokurorisë janë të padiskutueshme në kuptimin e asaj çka është ndarja e pushteteve sipas kushtetutës, mirëpo mendoj se në kontekst të nenit 64 të kushtetutës dhe në lidhje me nenin 53 deri më 59 të rregullores së punës së Parlamentit, mendoj se ka pengesë në zbatimin e procedurave të duhura në kuptimin i aspektit procedural të informimit të ndërsjellë të institucioneve përkatëse", ka theksuar Xhaferi.

I pyetur rreth mundësisë së heqjes së imunitetit të deputetëve të cilët janë marrë në pyetje nga gjykatësi hetues , kryetari parlamentit Talat Xhaferi tha se për këtë do të vendos komisioni përkatës i parlamentit.

“Në momentin kur nga organ përkatës, organ kompetent deri tek Kuvendi parashtrohet kërkesë për zbatim të masës së sigurisë paraburgim, ose për heqje lirie të deputetit, Kryetari i Kuvendit ka obligim kohor që atë kërkesë t'ia adresojë komisionit për çështje të mandateve dhe imuniteteve dhe i njëjti brenda 48 orëve duhet të korrespondoj me raport deri te Kryetari i Kuvendit, i cili ata ia adreson Kuvendit”, ka thënë Xhaferi.

Ndërkaq, lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ka kërkuar lirimin e të gjithë personave që janë ndaluar për ngjarjet e 27 prillit, duke akuzuar pushtetin se liron nga burgu kriminelët dhe i arreston të gjithë ata të cilët janë vënë në mbrojtje të interesave shtetërore të Maqedonisë.

“Kjo është përballej dhe likuidim me gjithë ata që e dëshirojnë shtetin. Po lëshohen në liri, vrasësit e fëmijëve në liqenin e Smillkovës. Po shkohet në eliminim fizik të grupit të VMRO-DPMNE-së.

Në shekullin e 21 kemi proces kundër njerëzve që e dëshirojnë vendin e tyre për shkak se i thanë jo këtij pushteti”,ka thënë Nikolla Gruevski kryetar i VMRO DPMNE-së i cili iu është bashkangjitur protestuesve para Gjykatës Penale të Shkupit.

*******************************

Policia nuk është duke i lejuar gazetarët të hyjnë në Gjykatën Penale, ku aktualisht po mbahen ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov dhe dhjetëra të akuzuar tjerë.

 Makfax njofton se gazetarët nuk lejohen të afrohen as në hyrjen prej nga po çohen të paraburgosurit.

Çavkov dhe të arrestuarit e tjerë japin dëshmi në Gjykatën penale

Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov dhe disa persona të tjerë sot në mëngjes u arrestuan me urdhër të Prokurorisë Publike, konfirmuan për MIA-n nga MPB.

 Çavkov për momentin është në Gjykatën penale ku po jep dëshmi para gjykatësit të procedurës paraprake. Nga gjykata informojnë se për momentin edhe personat e tjerë janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake i cili vepron sipas parashtresës me shkrim nga PTHP lidhur me ngjarjet në Kuvend të 27 prillit. Mitko Çavkov, gjatë ngjarjeve në prill kryesoi me shtabin operativ të MPB-së.

Nga strukturat më të ulëta të MPB-së ai ishte cekur se dy orë nuk ka dhënë urdhër për veprim të policisë, me çka ka çuar në rrezik jetën e deputetëve dhe gazetarëve. Krahas Çavkovit, janë arrestuar edhe persona të tjerë, mes të cilëve, edhe deputetët Kërsto Mukovski dhe Zhaklina Peshevska, aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov – Qosja nga Velesi, ishdrejtori i FSSHM-së, Sashe Stefanovski.

*** 

Sot në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar Mitko Çavkov, ish drejtor i Byrosë për Siguri Publike. Çavkov është arrestuar pas hapjes së hetimeve ndaj tij për dhunën e 27 prillit në Kuvend. Mirëpo pëeerps ish-ministrit sot në mëngjes janë arrestuar edhe 15 persona tjerë të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit në kuvend.

Mes tyre janë deputetë Kërste Mukovski, Zhaklina Stefanovska, Lube Arnaudov, ish funksionari i VMRO-së Sasho Stefanovski poashtu është arrestuar edhe aktori Vlado Jovanovski, Goran Angelov – Qoseto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat