Ende asgjë e re nga Kuvendi i Maqedonisë lidhur me imunitetin e deputetëve

Maqedonia

Ende asgjë e re nga Kuvendi i Maqedonisë lidhur me imunitetin e deputetëve

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 17:35
Kuvendi i Maqedonisë

Komisioni i Kuvendit të Maqedonisë, për mandate dhe imutete ende nuk është mbledhur që të diskutojë për kërkesën e gjykatës për heqjen e imunitetit për gjashtë deputetët e OBRM-PDUKM-së që janë të përfshirë në hetimin për ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë.

Edhe pse nga gjykata është dërguar kërkesë deri tek kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi që të diskutohet marrja e mandatit, e njejta nuk është futur në procedurë të komisionit.

Sipas rregullores së punës së Kuvendit, në këtë rast, Kuvendi duhet të merr mendim nga komisioni në fjalë dhe me shumicë të thjeshtë të vendos për mandatin e gjashtë deputetëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat