Seancë gjyqësore për rastin “300”, sot dëshmon mjeku i Popovskit

Maqedonia

Seancë gjyqësore për rastin “300”, sot dëshmon mjeku i Popovskit

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 10:39
Gjoko Popovski

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbajet seancë për lëndën “300” në të cilën i akuzuar është, Gjoko Popovski, për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me furnizimin publik të 300 automjeteve të policisë.

Deri tanu gjykimi është shtyrë dy herë, pasi Popovski nuk vinte në gjykatë, ndërsa si shkak për mungesën e tij cekej gjendja e përkeqësuar shëndetësore e tij.

Në seancën e fundit në të cilën mori pjesë Popovski, avokati i tij potencoi se i akuzuari ka ardhur në gjykatë vetëm për shkak të dyshimeve lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Gjykata në seancën e sotme ka ftuar mjekun, i cili i ka dhënë pushim mjekësor, Popovskit për të dhënë sqarim për gjendjen e tij shëndetësore, ndërkaq me kërkesë të Prokurorisë do të thirret edhe psikiatri i cili do të tregojë nëse i akuzuari mund ta ndjek gjykimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat