Sheqerinska: Maqedonia dëshiron me meritë të anëtarësohet në NATO - Bota Sot
Sheqerinska: Maqedonia dëshiron me meritë të anëtarësohet në NATO

Maqedonia

E martë, 12 dhjetor 2017

Sheqerinska: Maqedonia dëshiron me meritë të anëtarësohet në NATO

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 11:32
Radmilla Sheqerinska

Maqedonia nuk kërkon që anëtarësimin në NATO ta merr si dhuratë, por të jetë rezultat i vendosmërisë, përmbushjes së kushteve dhe stabilitetit të vazhdueshëm.

Këtë e theksoi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të SHBA dhe Adriatikut.

Sheqerinska nga foltorja e theksoi vendosmërinë e qeverisë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, të cilat sipas saj, deri tani kanë penguar vendin dhe kanë rënduar marrëdhëniet me fqinjët.

Sheqerinska e theksoi edhe fokusin e vendit drejt intensifikimit të kontributit të vazhdueshëm në iniciativa dhe aktivitete për bashkëpunim me fqinjët, rajonin dhe partnerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test