Arrestohet pjesëtari i mafias ruse në “City Mall” në Shkup, ja kush është?

Maqedonia

Arrestohet pjesëtari i mafias ruse në “City Mall” në Shkup, ja kush është?

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 20:16
ilustrim

Shkup. Sipas informacioneve të disa portaleve, bëhet fjalë për 34 vjeçarin Aleksandar
Dragoviç, i cili ka një dosje të pasur kriminale.
Ai është pjesëtar i grupit të mirënjohur të mafias ruse të njohur si “Vor v zakone”, e cila është e lidhur me shumë veprime dhe skenare kriminale të nëntokës së mafias në Ballkan.

Dragoviç ka dosje të pasur kriminale, dy herë i dënuar për tentim vrasje, për grabitje me armë dhe rrëmbim, me ç’rast për këto vepra vuajtur 9 vite burg.

Po ashtu mësohet se ai ka qenë pjesëmarrës në luftën në Ukrainë, duke luftuar përkrahë
forcave ruse, si ushtarë mercenarë i paguar.
Ai më shumë se katër vite ishte në arrati dhe se policia po e kërkonte gjatë kohë, pas një
fletëarresti të lëshuar, për vuajtjen e dënimit prej tre viteve. Kjo organizatë kriminale ruse
daton nga vitet e 30-ta, ku pjesëtarë të saj janë rus të të gjitha ish-republikave ruse, por edhe nga diaspora dhe vendet sllave të Ballkanit.

Pjesëtarët e këtij grupi kanë disa rregulla strikte, pasi që nuk kanë të drejtë të kenë familje, bashkëpunim me shtetin apo pjesëtarë të ndonjë armate. Ata njihen përmes një tatue të vizatuar në trup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat