Gruevski me përkrahësit protestojnë para burgut të Shutkës

Maqedonia

Gruevski me përkrahësit protestojnë para burgut të Shutkës

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 22:36
Gruevski me përkrahësit protestojnë

Përkrahësit e VMRO-DPMNE-së sonte kanë protestua përpara burgut të Shutkës në shenjë përkrahje ndaj personave të arrestuar për ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.

Poashtu ata kanë protestuar edhe kundër lirimin të të arrestuarve në rastin “Monstra”.

Në protestë ka qenë edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dhe sekretari gjeneral i partisë, Kristian Mickoski.

Vllatko Gjorçev, deputet i VMRO-së u shpreh se protestuesit një ditë do të dalin nga burgu dhe se regjimin qytetarët e vendit po e shijojnë tani dhe jo dy tre vite më parë, kur thuhej se në Maqedoni ka regjim.

Ai poashtu ka bërë thirrje që nesër të protestohet përpara qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat