Kur e humbni pushtetin, ju humbni gjithçka

Maqedonia

Kur e humbni pushtetin, ju humbni gjithçka

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 11:35
Ilustrim

Kur e humbni pushtetin, ju humbni gjithçka, nuk jeni në gjendje ta mbani atë rrjet klientalist as nëpërmjet dobive të ofruara, as nëpërmjet kërcënimeve, as me ndikim mediatik, në asnjë mënyrë, thotë profesor Nenad Maqrkoviq në intervistën javore të Radio Evropa e Lirë.

Në pyetjen e gazetares se me përkrahjen e vogël në protesta a vërehet një sinjal se Gruevski e humb përkrahjen e tij në parti, Markoviq thotë se ajo nuk është sinjal, është më tepër se një sinjal, sepse më parë forca e tij mobilizuese matej me mijëra njerëz, duke rikujtuar nismat e ndryshme protestuese, si “Për Maqedoni të përbashkët”, gjë që shkon në drejtim të politikës klientaliste që mbisundon në Maqedoni, ku nëse ju humbni pushtetin, humbni gjithçka.

“Prandaj në vend se të dilni në protestë me 100 ose 200 persona, me siguri është të mos e bëni aspak, sepse në këtë mënyrë shfaqni pafuqi politike, tregoni se ka rënë forca juaj mobilizuese”, tha Markoviq.

“Unë çdoherë mundohem të jem realist, ndoshta paksa edhe pesimist, por tani mendoj se ekziston një rrezik më i madh, për shkak të pritjeve të shtuara. Pritjet janë që së paku të bëhemi anëtarë të NATO-s. Nëse kjo nuk ndodh, ka mundësi të mëdha të përforcimit të fuqive anti-demokratike në Maqedoni dhe përsëri të udhëhiqemi nga politikat e njejta si në periudhën pas Samitit të Bukureshtit në vitin 2008, në periudhë të krenarisë së rreme kombëtare dhe izolimit”, tha Markoviq në pyetjen e gazetares në lidhje me pritjet për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe rekomandimit për fillimin e negociatave me BE-në dhe anëtarësimin në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat