VMRO vazhdon me protestat kundër arrestimeve

Maqedonia

VMRO vazhdon me protestat kundër arrestimeve

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 15:22
VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE-ja do të vazhdojë edhe sot protestat kundër valës së arrestimeve të ish zyrtarëve të kësaj partie dhe personave të tjerë të përfshirë në dhunën në Kuvend, natën e 27 prillit.

Protesta e sotme do të zhvillohet përpara Ministrisë së Drejtësisë. Në thirrjen e kësaj partie për protesta theksohet se Kur drejtësia është shkelur, atdheu dobësohet.

Atdheu nuk mund të shkojë para kur drejtësia shndërrohet në padrejtësi, kur revanshizmi bëhet stil i jetës, kur përndjekja politike shndërrohet në pasion”.

Simpatizantë të VMRO-së tanimë disa ditë me radhë protestojnë në lokacione të ndryshme, pas vendimit të Prokurorisë Publike për ndjekjen e 36 personave, në mesin e të cilëve edhe 6 deputetë të VMRO-DPMNE-së për veprën “rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë” lidhur me ngjarjet në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat