Zaev: Një opozitë e fuqishme do ta bëjë pushtetin të jetë më i përgjegjshëm

Maqedonia

Zaev: Një opozitë e fuqishme do ta bëjë pushtetin të jetë më i përgjegjshëm

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 16:39
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev nuk deshi ta komentojë dorëheqjen e paralajmëruar të liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, por theksoi se një opozitë e fuqishme do ta bënte pushtetin më të përgjegjshëm.

“Këto janë procese të brendshme, të cilat anëtarët e VMRO-DPMNE-së së bashku me udhëheqësinë dhe strukturat drejtuese do të definojnë, siç është më mirë për ta”, deklaroi Zaev në pyetjen e gazetarëve për koment të dorëheqjes së paralajmëruar të liderit të VMRO-DPMNE-së.

Një opozitë e fuqishme, tha Zaev do ta bënte pushtetin më të përgjegjshëm, më transparent, më llogaridhënëse dhe më shumë të përkushtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat