VMRO-ja mohon akuzat për biznese kriminale në Serbi

Maqedonia

VMRO-ja mohon akuzat për biznese kriminale në Serbi

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 22:16
VMRO

Pas akuzave nga politikani serb, Vuk Jeremiç, se Gruevski dhe Mijallkov kanë biznese kriminale në Serbi kanë reaguar nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Përmes një njoftimi me shkrim VMRO i ka mohuar këto akuza duke i quajtur defokusim të opinionit nga mediat e e financuar nga LSDM.

“As kryetari Nikolla Gruevski, as edhe Sasho Mijallkov nuk kanë asnjë lidhje me privatizimin e fabrikave në Serbi. As Gruevski, as Mijallkov nuk kanë tërhequr para nga Maqedonia për të blerë kompani në Serbi, ashtu siç raportojnë mediumet nën kontrollin e LSD-së. Zoran Zaev dhe LSD kanë nevojë për të defokusuar opinionin me çdo manipulim për të fshehur turpin që qytetarët çdo ditë e fshehin”, kumtojnë nga VMRO, njofton Alsat-M.

Në komunikatë mes tjerash theksohet se “të dënuarit për likuidimin e djemve në Liqenin e Smillkovcit lëshohen që të mbrohen në liri për veprën penale për terrorizëm, ndërsa burgosen patriotë që kur ngroh diell janë ata të cilët e duan atdheun”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat