Qeveria e Maqedonisë vendos për çmimoren e shfrytëzimit të Arenës kombëtare ”Filipi i II-të”

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë vendos për çmimoren e shfrytëzimit të Arenës kombëtare ”Filipi i II-të”

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 10:55
Arena kombëtare ”Filipi i II-të”

Shoqata Aksionare për Ndërtimin dhe Menaxhimin me Hapësira Banesore dhe Zyra me Rëndësi për Republikën – Shkup, ka reaguar zyrtarisht në lidhje me shkrimet mediale për çmimin e shfrytëzimit të shërbimeve në Arenën kombëtare ”Filipi i II-të”.

Kjo shoqatë bën të ditur se vendimi për rishqyrtimin e çmimeve është dërguar në Qeveri dhe se tarifat e reja do të publikohen pas marrjes së një vendimi.

Shoqata në fjalë bën të ditur se të gjitha palët e interesuara për shfrytëzimin e Arenës kombëtare ”Filipi i II-të” do të njoftohen për çmimet dhe se bashkarisht do të tejkalohen të gjitha keqkuptimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat