Hapet fond për ndihmë financiare të grave viktima të dhunës të cilat duan ta lëshojnë mjedisin dhunues

Maqedonia

Hapet fond për ndihmë financiare të grave viktima të dhunës të cilat duan ta lëshojnë mjedisin dhunues

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 12:59
Ilustrim

Rrjeti nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare e ka hapur fondin e parë për ndihmë financiare të grave të cilat janë viktima të dhunës të cilat duan që ta lëshojnë mjedisin dhunues.

Hapja dhe promovimi i fondit është në korniza të fushatës globale “16 ditë aktivizim kundër dhunës ndaj grave”.

Ideja për kësi fondi ekziston që moti, veçmas duke e pasur parasysh faktin që një numër i madh i grave viktima të dhunës nuk e paraqesin dhunën dhe nuk e lëshojnë lidhjen dhunues për shkak të gjendjes ekonomike dhe fuqisë së pamjaftueshme ekonomike që t’i mbulojnë të gjitha harxhimet. Vendimi për hapjen e këtij fondi erdhi pas donacionit nga ana e kryetarit paraprak të kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i cili për 8 mars të vitit 2017 në Rrjetin Nacional ka donuar 90.000 denarë, mjete të destinuara për festimin e 8 marsit.

Rrjeti nacional ka përgatitur kritere, në bazë të të cilave do të mund të ndahen mjetet nga fondi, por edhe për procesin e ndarjes së mjeteve. Njëra nga kriteret themelore është që gruaja  të jetë e përgatitur që ta lëshojë mjedisin dhunues.

Për plotësimin e fondit, përskaj thirrjes deri te vetëqeverisja lokale dhe ndërmarrjet private, Rrjeti nacional u bën thirrje edhe të gjithë personave fizik të cilët duan t’i ndihmojnë gratë të cilat janë viktima të dhunës.

Numrat për donacion:

OneVIP – 143 477

T-Mobile – 070 143 300

Xhirollogaria për donacione:

Stopanska Banka – 200003247799194

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat