Agjencia e Pagesave kërkon 69 punësime të reja dhe 29 avancime të kuadrove aktual

Maqedonia

Agjencia e Pagesave kërkon 69 punësime të reja dhe 29 avancime të kuadrove aktual

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 13:21
Nikollçe Babovski

Drejtori i Agjencisë së Pagesës, Nikollçe Babovski, pas takimit me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit me Ujërat, Lupço Nikollovski, ka kumtuar se kërkon 69 punësime të reja dhe 29 avancime të kuadrit aktual.

Ashtu siç deklaroi Babovski, për vetëm dy muaj e gjysmë, nga Agjencia për shkak të pagave të ulëta janë larguar pesë kuadro profesional.

“Në Agjencinë e Pagesave kemi profesionalë, të cilët ende janë në statusin punëtorë të rinj dhe në vitet e kaluara aspak nuk janë avancuar. Ajo patjetër duhet të ndërrohet”, theksoi drejtori.

Sipas ministrit Nikollovski, tanimë janë krijuar kushtet që menjëherë të fillohet me punësime të reja, por procesi do të zhvillohet në faza.

“Nuk mundet që një institucion ka numër të madh të softuerëve, numri i të punësuarve në sektorin IT të jetë vetëm tre ose katër”, ka thënë Nikollovski, duke shtuar se ky problem do të zgjidhet me ndryshimet në ligjin për themelimin e Agjencisë së Pagesave.

Ministri tha se në lidhje me ekipimin e Agjencisë, pa mëdyshje dhe me fjalor jo-diplomatik ka pasur rekomandime nga Brukseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat