KSHZ-ja: Do të shqyrtojmë kthimin e kompensimit - Bota Sot
KSHZ-ja: Do të shqyrtojmë kthimin e kompensimit

Maqedonia

E premte, 15 dhjetor 2017

KSHZ-ja: Do të shqyrtojmë kthimin e kompensimit

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 18:38
KSHZ

Në seancë publike, nesër KSHZ-ja do të debatojë për mundësinë e shfuqizimit të vendimit për kompensimin që kanë marrë anëtarët e këtij institucionit dhe të punësuarit tjerë për zgjedhjet e tetorit.

Reagimi i këtij institucioni vjen pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-ve Xhes Bejli.

Në komunikatën e KSHZ-së thuhet se “Kryetari dhe anëtarët e organit të zgjedhjeve, funksionin e ushtrojnë në mënyrë të paanshme dhe të përgjegjshme, në përputhje me kompetencat e vërtetuara me Kodin Zgjedhor dhe rregullativat tjera zgjedhore. Kreu dhe anëtarët e këtij organi kanë të drejtë kompensimi në pajtim me nenin 19 të Kodit kurse rregullat dhe kriterat për pagesën e kompensimit janë miratuar pas zgjedhjeve, në pajtim me buxhetin e ndarë nga ana e Kuvendit si dhe është publikuar në ueb faqen e këtij institucioni. KSHZ-ja që nga shpallja deri në përfundimin e zgjedhjeve është në punë të vazhdueshme, pa marrë parasyshë ditët e festave dhe ditët jo-pune, kurse dita e punës zakonisht zgjat 20 orë. Kompensimi është bërë varësisht sasisë së punës.”, thuhet mes tjerash në reagimin e KSHZ-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test