Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, deputetët sot në Gjykatë

Maqedonia

Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, deputetët sot në Gjykatë

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 07:07
Kuvendi Maqedonisë, kaosi

Gjashtë deputetët e VMRO-DPMNE-së të dyshuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, sot do të paraqiten para gjykatësit hetues.

Gjykata Penale në Maqedoni ka pranuar njoftimin nga Kuvendi, me çka i hapet rruga organit hetues për të proceduar më tej lëndën.

Sipas qëndrimit të Penales, të gjitha organet kompetente janë njoftuar në kohë dhe se pritet sjellja dhe paraqitja e deputetëve para gjykatësit të procedurës paraprake.

Të premten që lamë pas, Kuvendi votoi heqjen e imunitetit për gjashtë deputet. Në mesin e tyre janë: Kërsto Mukoski, Sashe Vasilevski, Johan Tarçullovski, Lupço Dimovski, Ljuben Arnaudov dhe Zhaklina Peshevska. Për të njëjtën vepër, gjykata i caktoi masën e paraburgimit ish drejtorit të BSP-së, Mitko Çavkov, dy udhëheqësve të protestave Bogdan Ilievski dhe Boris Damovski, ish drejtorit të Operës dhe Baletit Igor Durllovski, dy agjentëve Munir Pepiç dhe Oliver Radullov si dhe ish shefit të sigurimit të Trajko Veljanovskit, Goran Gjoshevski.

Në ditën e aksionit, policia me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion kreu bastisje në shtëpitë e deputeteve Trajko Veljanovski dhe Vesel Memedi. Për veprën “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” dyshohen 36 persona, vepër kjo e cila sipas Kodit Penal parashikon të paktën 10 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat