Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 10:02
Ilustrim

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe i ftoftë. Temperatura do të lëvizë prej zero deri në tetë gradë.

Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe ftoftë. Temperatura do të arrijë deri në pesë gradë.

Nga e mërkura deri të premten gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Temperaturat e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit do të ulen nën zero, ndërsa ato ditore do të jenë në rritje të butë. Të shtunën do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa nga fundi i ditës do të ketë edhe të reshura lokale të shiut, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë natës drejt së dielës. Në zonat më të larta malore (mbi 2000 metra lartësi mbidetare) do të ketë të reshura të dobëta të borës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat