Ndahen 100 vendime për legalizim në Shuto Orizare

Maqedonia

Ndahen 100 vendime për legalizim në Shuto Orizare

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 10:30
Kurto Dudush

Kryetari i Shuto Orizares, Kurto Dudush sot do të ndajë 100 vendime për miratim të legalizimeve për banorët, për siç thonë nga komuna, përmirësimin e padrejtësive, njofton Portalb.mk.

“Me qëllim të përmirësimit të padrejtësive që u janë bërë banorëve të Shuto Orizares, duke i zvarritur lëndët e tyre për marrje të të drejtës së pronësisë, unë dhe ekipi im i kemi dhënë qëllim vetes se në muajin e parë të punës do të ndajmë 100 vendime për legalizim të ndërtesave”, thuhet në njoftimin e Komunës së Shuto Orizares.

Ndarja e vendimeve për legalizim bëhet sot, në objektin e Komunës së Shuto Orizares, në ora 11:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat