VMRO parlajmëron protesta edhe për ditën e sotme

Maqedonia

VMRO parlajmëron protesta edhe për ditën e sotme

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 10:46
VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE-ja, njoftoi se edhe sot do t’i bllokojë disa udhëkryqe në periudhën nga ora 15:00-17:00.

“Institucionet shtetërore dhe shteti janë të pushtuar nga hunta e pushtetit. Sistemi gjyqësor punon nën diktimin e akuzave të konstruktuara për kundërshtarët politikë të pushtetit. Rasti i montuar për terrorizëm kundër, siç thuhet 36 patriotëve të Maqedonisë tërësisht është i pabazë dhe është me qëllim të frikësimit të secilit i cili vendos të ngrejë zërin kundër këtij pushteti jodemokratik”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Do të bllokohen udhëkryqet në vijim:
– Udhëkryqi te QT Mavrovasja;
– Udhëkryqi midis rrugëve “Vasil Çakalarov” dhe “Angel Dinev” në Karposh;
– Udhëkryqi te “Rampa” në lagjen Kisella Vodë.
Njëherit VMRO-DPMNE-ja do të organizojë edhe protestë para Ministrisë së Drejtësisë në rrugën “Dimitrija Çupovski”, sot në orën 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat