Pas bllokimeve nga OBRM-PDUKM, vazhdon debati për Propozim-buxhetin e vitit 2018

Maqedonia

Pas bllokimeve nga OBRM-PDUKM, vazhdon debati për Propozim-buxhetin e vitit 2018

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 08:56
Ilustrim

Komisioni parlamentar për financa dhe buxhet do të vazhdojë me diskutimin për Propozim-buxhetin e vitit 2018.

Me autorizim të kryekuvendarit Talat Xhaferi, seanca do të udhëhiqet nga Vasko Kovaçevski nga LSDM, i cili zëvendëson kryetaren e komisionit, Liljana Kuzmanovska nga OBRM-PDUKM, pasi që vazhdimisht bënte shtyrje të seancave.

Në mbledhjen e djeshme munguan deputetët e OBRM-PDUKM-së pasi që janë arrestuar disa deputet të kësaj partie politike. Për këtë diskutim dhe tekstin e propozuar janë dorëzuar 279 amandamente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat