Gruevski: Nuk ndjehem fajtor, kam punuar njëjtë siç vepron LSDM-ja tani

Maqedonia

Gruevski: Nuk ndjehem fajtor, kam punuar njëjtë siç vepron LSDM-ja tani

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 12:10
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski i ka hedhur poshtë akuzat për të cilat ngarkohet në lëndën ”Trajektorja”, seanca e së cilës u shty për më 18 dhjetor, me kërkesë të palës mbrojtëse.

Ai shprehet se gjithçka që kanë bërë ka qenë sipas ligjit.

”Jemi akuzuar për diçka që Qeveria e LSDM-së e ka bërë në të kaluarën, por edhe tani. Për hidrocentralin ”Kozjak” Qeveria e LSDM mori kredi nga Kina në të njëjtën mënyrë dhe procedurë”, deklaroi Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat