Bilall Kasami mbetet i padiskutueshëm edhe për një mandat në krye të Lëvizjes BESA

Maqedonia

Bilall Kasami mbetet i padiskutueshëm edhe për një mandat në krye të Lëvizjes BESA

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 14:15
Bilall Kasami

Pas shpalljes së datës për mbajtjen e Kongresit të parë në Lëvizjen BESA kanë filluar debate dhe beteja të brendshme politike se kush do të marrë fronin për drejtimin e kësaj partie.

Sipas disa mediave spekulohet se janë disa grupime që synojnë që kandidati i tyre të marrë timonin e kësaj partie.

Siç mësohet kandidatë më serioz për të marrë drejtimin e kësaj partie janë nga dega e Çairit dhe ajo e Tetovës. Kjo pranohet edhe brenda radhëve të kësaj partie, duke thënë se këto dy degë të fuqishme do të mund të jenë konkurrente të forta se kush do të drejtoj Lëvizjen BESA.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, lojë mbetet lideri i deritanishëm Bilall Kasami, i cili edhe përkundër humbjes në zgjedhjet lokale, ai do të thirret në votat e fituara, që në raundin e dytë ishin shumë optimiste. Ai do të nominohet sërish nga dega e Tetovës, por i përkrahur edhe nga degët përreth në Pollog. Në degët e Shkupit, gjegjësisht Çairit, kandidatë serioz janë: Zekirija Ibrahimi, Skender Rexhepi- Zejd por nuk përjashtohet edhe ndonjë figurë tjetër.

Por sipas burimeve të TetovaPress, brenda strukturave të Lëvizjes BESA, egziston disponim dhe përkrahje e parezervë që nga Struga e deri në Likovë për kryetarin aktual. Këto burime nga kjo parti thonë se Bilall Kasami, është kandidat i padiskutueshëm edhe për 4 vjeçarin e ardhshëm në krye të Lëvizjes BESA.

“Është e vërtët se kemi shpall kongres për muajin shkurt,po nuk besoj se do ketë kandidat tjetër jashta Bilallit, po edhe nëse ka kjo është një procedurë demokratike dhe se një gjë e tillë është demokratike, por mendoj se Bilalli është i padiskutueshëm për pozitën e liderit, por e gjitha kjo do të sqarohet pas kongresit të partisë.”, thonë këto burime për TetovaPress.

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA, të mbajtur muajin e kaluar Këshilli Qendror i Lëvizjes BESA diskutoi për zgjedhjet e brendshme në Lëvizje dhe për organizimin e Kongresit të Lëvizjes. Pastaj në mënyrë unanime u vendos që, pas realizmit të zgjedhjeve të brendshme, Kongresi i Parë i Lëvizjes BESA të mbahet më 24 shkurt të vitit 2018.

Me këtë rast anëtarët e Këshillit Qendror bënë edhe vlerësimin e punës së deritanishme të Lëvizjes BESA në skenën politike, duke dhënë vlerësimin se ardhja e Besës në skenë e ka rimodeluar arenën politike në Maqedoni, veçmas në kampin politik shqiptar, duke u bërë partia e parë shqiptare që ka vendosur parime të fuqishme politike dhe moral të ri politik, mbi të cilat e ka zhvilluar politikën e saj.

Në këtë kontekst u theksua se Besa është partia e parë shqiptare në historinë politike të shqiptarëve të Maqedonisë që, për shkaqe parimore dhe duke u qëndruar besnike premtimeve ndaj elektoratit të saj, vendosi të mos bëhet pjesë e qeverisë, ndonëse ka pasur ofertë të hapur, duke vendosur kështu standarde të reja të politikëbërjes shqiptare në këtë shtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat